Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kampionatin botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg. Kampionia olimpike arriti ta fitojë medaljen e bronztë, pasi në repesazh për vendin e tretë mposhti portugezen Joana Ramos.
Kelmendi u eliminua në gjysmëfinale nga xhudistja e talentuar, Uta Abe por nuk u kthye duarthatë nga Tokio.
Xhudistja kosovare arriti të stolisej me medaljen e bronztë, duke e çuar në dy numrin e medaljeve të fituara nga Kosova, pasi edhe dje Distria Krasniqi e arriti të njëjtin sukses.
Trajneri Driton Kuka ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook:
Postimi i Kukës pa ndërhyrje
Ditë e mrekullueshme për Sportin e Kosovës dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që gjendet! Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio! 8 Minuta tempo e çmendur e Majlindes në Gjysëmfinale kundër Japonezes së dytë që u takua sot nuk mjaftuan që Japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të 3 që do sjellte fitoren! Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore! Krenaria ime po rritet me ju nxëneësit e mi! Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën!