Kur Shkupi frymonte shqip!

Art dhe Kulturë

Sabaudin ZHUTA

-Marshi patriotik i Orkestres frymore “Zana e Maleve” e Kishes katolike të shqiptareve “Zemra e Krishtit” ne Shkup ,me te cilin u prit çlirimi i Shkupit,me 12 gusht 1912 ku printe edhe Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Bajram Curri e Isë Boletini.
-“Orkestra “Zana e Maleve” është quajtur në kohën e veprimtarisë së saj edhe “Banda muzikore e klubit të katolikëve”. Në koncertet e kësaj orkestre kanë merrë pjesë shqiptarët katolikë e myslimanë. Orkestra ka qenë pjesëmarëse në gëzimet familjare të shqiptarëve, duke i gëzuar të gjithë qytetarët e Shkupit pa dallim feje dhe kombësie në të gjitha festat fetare, pashkë, bajram etj
-Kolë Bojaxhia dhe vajza e tij Gonxhe (Nënë Tereza) kan qënë pjesëtar aktivë të aktiviteteve kulturore të organizuara nga kisha katolike e shqiptarëve “Zemra e Krishtit” në qytetin e Shkupit.
Menjëherë pas shpalljes së “Hyrjetit” (Kushtetutës), më 1 tetor 1908, patriotët shqiptarë formuan edhe “Klubin shqiptar” të mbështetur fuqimisht nga kisha katolike “Zemra e Krishtit” në Shkup. Që nga viti 1909 kryepeshkop i Shkupit ka qenë Lazër Mjeda (1869-1935). Kjo kishë katolike u kthye në qendër të veprimtarisë për klubin “Shqip”, dhe ku u hapën kurse për mësimin e gjuhës shqipe, u krijuan kori, grupi teatral dhe orkestra frymore. Klubi Shqiptar hapi degët e tij edhe në qytete të tjera, si në Prishtinë, Tetovë, Mitrovicë, Kumanovë, Prizren etj.
Kolë Bojaxhia dhe vajza e tij Gonxhe (Shën Nëna Terezë) kanë qenë pjesëtarë aktiv të aktiviteteve kulturore të organizuara nga kisha katolike e shqiptarëve “Zemra e Krishtit” në qytetin e Shkupit.
“Klubi Shqip” i Shkupit u kthye në një vatër të vëllazërimit dhe të bashkimit, të myslimanëve e të krishterëve shqiptarë…