Ky është Toni, shqiptari nga Kroacia që bëri të qeshë të gjithë rajonin

Kuriozitete

“Nuk ka grip. 82 vjet, kurrë i sëmurë, kurrë nuk kam shkuar te mjeku. Turp, pensionistët shkatërruan shëndetin. Më dhemb dora, më dhemb këmba, më dhemb gjithçka … bëj palestër, të q***** “, kështu pensionisti Toni nga Kroacia iu përgjigj kamerave televizive për pyetjen nëse ekziston gripi me të cilën u bë hit në rajon.

Video vetëm për disa ditë ka arritur 300.000 klikime në kanalin YouTube dhe është shpërndarë në mënyrë masive në rrjetet sociale.

Talat Selmani i njohur si “Toni modeli” ka lindur në Shqipëri kurse në Zagreb është zhvendosur në vitin 1960. Ai ka përjetuar shumë sfida në jetë. Pavarësisht se ishte i punësuar në Telekomin kroat, ai punonte par-time edhe si model.

“Ishte modeli i parë në Jugosllavi. Kam bërë reklama për firma të njohura Varteks, Kamensko, Pitrallon, kam reklamuar ushqime, pije, rroba, kozmetikë. Kam luajtur rolin e një sheiku në një reklamë për InterContinentalin. Reklamën e fundit për Pitrollon e kam bërë dhjetë vjet më parë. Gruaja ime, e cila është gruaja më e bukur në botë, gjithashtu ka bërë disa reklama me mua”, tha Selmani për mediat kroate.

Ai zbuloi se gjyshi i tij, i cili u kujdes për të pas vdekjes së prindërve të tij, vdiq në moshën 102 vjeçare.

“Ai vdiq për një ditë dhe kështu edhe unë dua të shkoj”, pohon Toni.

Me lexuesit ai ndau disa këshilla të cilat ai vetë i zbaton, për një jetë të shëndetshme dhe vitale. Në mëngjes ai fillon me ushtrime. Lahet me ujë të ftohtë, dhe pastaj fillon me punët gjatë ditës. Çdo ditë ai rreth tre orë bën ushtrime fizike, kalon shumë kohë në natyrë, por gjithashtu mediton. Ushqehet me çdo gjë që dëshiron, por është i kujdesshëm dhe i matur. Në vitet e fundit ai nuk ka ngrënë mish, kurrë nuk ka pirë cigare, dhe çdo mëngjes pinë nga një gotë të vogël me raki.

Tagged