Juventus e ka hedhur fokusin te lojtarët e Real Madrid Isco dhe Marcelo teksa thuhet se është arritur marrëveshja me mbrojtësin brazilian.
Të dy lojtarët janë kthyer në ngrohës bankine nën drejtimin e Santiago Solarit dhe tifozët e Los Blancos kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre për këtë çështje. “La Stampa” raporton se të dy lojtarët janë pranë largimit dhe kanë kohë që janë në radarët e drejtuesve të klubit italian.
Gazeta sugjeron se mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me Juventus për një kontratë katërvjeçare nga e cila do të fitojë 12 milionë euro në vit. “Gazzetta Dello Sport” raporton një situatë të njëjtë, duke sugjeruar se dyshja pritet të largohet nga Madridi.