Kandidati i pavarur për president, Blerim Reka në një intervistë për 1TV ka theksuar se shqiptarët janë të lodhur nga patriotizmi i tenderëve. Ai këtë e ka theksuar i pyetur se shqiptarët a janë të lodhur nga dominimi i një partie.
“Shqiptarët janë të lodhur nga nacionalizmi komercial, apo tender patriotizmi. Partitë shqiptare nuk janë parti nacionaliste. Ato janë parti që shohin nën prizmin e tenderëve dhe parave”, theksoi Reka
Siç duket kandidati për president Blerim Reka dhe i përkrahur edhe nga opozita shqiptare, fjalën e ka për partitë shqiptare në pushtet konkretisht për BDi-në, e cila në pushtet është mbi 17 vite dhe gjatë qeverisjes herë me VMRO e herë me LSDM nuk ka treguar nacionalizëm, por më tepër ka treguar se është parti tenderash.