Qeveria e re e Maqedonisë ka hy në vitin e dytë dhe shqiptarët i gjen akoma në të njëjtin vend: me vetëm 6% përfaqësim nëpër institucione shtetërore, pa gjuhë shqipe zyrtare, dhe me buxhet joproporcionalisht të ndarë.
Këtë gjë më së miri e dijnë pushtetarët që janë mbledhur bashkë (parlament e qeveri) me buxhet të majmë për veten (se pa lekë ata s’lëvizin as këmbën) për t’i motivuar qytetarët e stepur nga rraskapitja ekonomike për të dalë në referendum si ‘maqedonas’ nga veriu.
Paaftësia e aktorëve politik për t’i artikuluar interesat e shqiptarëve ka bërë që ne të dalim në referendum për t’u bë anëtar të NATO-s si maqedonas.
Arritje e madhe kjo ?!
Kështu ndodh kur njerëz jokompetentë vendosen nëpër pozita vendimmarrëse, pasojat e të cilave i bart i gjithë mileti.
Mbushnu bre me mend.
Jo injorantëve nëpër poste!
Valon Bela