Koordinatori i BDI-së Ejup Halimi gjatë seancës së sotme gjyqësore për rastin “Titanik 3” ka reaguar pasi prokurorja Fatime Fetai kë kërkuar të lexohet dëshmia e tij dhënë në PSP.
Këtë prokurorja Fetai e ka kërkuar pasi avokati i Alimit ka tërhequr propozimin për dhënien e dëshmisë së tij para gjykatës. “Unë në PSP isha i ftuar si dëshmitar, dhe jo si i dyshuar. Nuk e dija se do ta keqpërdor deklaratën time. Që të përfundoj sa më shpejtë kjo punë dhe për shkak të obligimeve në Qeveri kam dhënë dëshmi për të ndihmuar hetimin, sepse jam i pafajshëm”, tha Halimi i cili akuzohet bashkë me Ismet Gurin për shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 në Komunën e Çairit.
Ndërkohë prokurorja Fetai e ka përkujtuar Halimin se në çfarë cilësie ishte ftuar në PSP dhe se ka të drejtën e avokatit. “Nuk kam qen aspak atë natë që ka të bëjë me ngjarjen dhe nuk kam pse të jap dëshmi apo të lexohet deklarata ime”, u shpreh Halimi. Megjithatë në dëshminë që ka dhënë dhe firmosur në PSP qëndron se ka qenë atje 15 minuta, sepse bashkëshortja e tij ka qenë anëtare e komisionit të vendvotimit të kontestuar. /SDK/