Deputeti i Parisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka treguar se pse e ka vendosur fotografinë e presidentit Thaçi në Kuvendin e Kosovës.
Lushtaku përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se këtë gjest simbolik e ka bërë për t’i treguar “Kryeparlamentares së re dhe të pa përvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane – institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”.
“Sot, me anë të një gjesti simbolik, edhe një herë provova t’i tregoj Kryeparlamentares së re dhe të pa përvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane – institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. Hashim Thaçi është President aktual i Republikës së Kosovës dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, fotoja e tij duhet të vendoset në vendin e caktuar, brenda zyreve të të gjitha institucioneve të vendit”, ka shkruar Lushtaku.