Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se partia e tij në këto zgjedhje ka si ofertë projekte konkrete që janë të realizueshme dhe që kanë të bëjnë me hallet e qytetarëve.
Ai tha se prioritet do të jetë ndalimi i veturave zyrtare për ministra dhe funksionarët e tjerë shtetëror, ndalimi i lukseve dhe benefiteve që e kursejnë buxhetin për 300 milionë euro, ndërtimi i një spitali supermodern në Kosovë, dhe jo qytetari i Kosovës të shkojë në Maqedoni, Serbi apo Turqi.
Ai përmendi edhe rritjen e pensioneve, përkujdesje për bujqit, themelimi i Bankës nacionale diaspora shqiptare, etj.
“Nuk hy në Qeveri dhe nuk dua të bëhem as edhe kryeministër nëse këto nuk realizohen.
Premtimet e mija janë të realizueshme, ndale hajnin, bane që ministrat të shkojnë në punë pa makina zyrtare, të ndalet luksi dhe beneficionet. Luksin që e kanë ministrat e zyrtarët e lartë të Kosovës, nuk e kanë as edhe sheikët e Dubait”, theksoi Zeka. (INA)