Ministri maqedonas: Autostrada me Kosovën, projekt vështirë i realizueshëm – do ta rishikojmë

Maqedonia e Veriut

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut, së bashku me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore të këtij vendi, janë duke e shqyrtuar projektin për dymbëdhjetë kilometrat e fundit të autostradës Shkup-Bllacë, njoftoi sot ministri maqedonas i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.

Sipas tij, projekti ekzistues nuk e ndjek trasenë aktuale për në Bllacë, por është krejtësisht e rrugë e re, malore dhe është e paqartë nëse është e realizueshme dhe me pjesë shumë të shtrenjta.

“Këto 12 kilometra nuk ndjekin trasenë ekzistuese, të cilin e njohim të gjithë. Nga ana e Kosovës ka një rreth rrotullim dhe është logjike të bashkohemi këtu. Por nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, menaxhmenti i mëparshëm, me në krye Ejup Rustemin, vendosi sot e kësaj dite, nuk e di pse, të shkojë në një trase të re, e cila është malore dhe në cilën rrugë, nga 12 kilometra, gjashtë janë tunele”.

“Aktualisht vlera e llogaritur është 240 milionë euro, që është 20 milionë euro për kilometër, dhe pyetja e dytë është se a mund realisht të realizohet. Një gjë është ta vizatoni një rrugë në letër dhe tjetër ta realizoni në terren. Nëse projekti është në rregull, do të shohim pse nuk është përdorur traseja aktuale”, tha Nikollovski.

Ai tha se pret që në muajt e ardhshëm të dalin me zgjidhje përfundimtare për rrugën Shkup – Bllacë.