Me Berishën në NATO, Me Ramën në BE

Maqedonia e Veriut

Politikanët shqiptarë në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni, nuk duhet të vazhdojnë të ndjekin rrugën e përplasjeve të politikanëve në Shqipëri. Dallimi në politikbërjen në Kosovë dhe në Maqedoni është I madh në krahasim me politikbërjen në Shqipëri.

Politikanët në Shqipëri e kanë pasur dhe e kanë një komoditet që nuk e kanë politikanët jashtë kufijve të Shqipërisë.

Paramendoni ,të ishin marrë të mirëqena akuzat e Edi Ramës kur ishte në opozitë ndaj Sali Berishës.

Shqipëria nuk do të ishte asnjëherë pjesë e NATO-së dhe ish predisenti amerikan Xhorxh Bush, nuk do ta vizitonte Shqipërinë, ku më pas edhe u shpall Kosova shtet. Paramendoni se ku do të ishte Shqipëria sikur ndërkombëtarët në atë kohë të kishin dëgjuar akuzat e rënda të Edi Ramës.

Fillimi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, është meritë e padiskutueshme e Edi Ramës.Tash, paramendoni sikur ndërkombëtarët të kishin dëgjuar akuzat e Sali Berishës ndaj Edi Ramës. Shqipëria do të ishte një vend I harruar sikurse Kolumbia ku lulëzon krimi.

Por, realiteti është ndryshe. Shqipëria me shumë meritë fillon Epokën e Evropës dhe me siguri do të jetë një anëtare e BE-së shumë shpejt.Thënë shkurt e shqip, fjalët e opozitës në Shqipëri, i merr era, pavarësisht se kush është në pushtet dhe e kundërta. Tërë ato “lumenj” me akuza janë për konsum të brendshëm politik, për politika ditore.

Tërë ato përplasje ekstreme në fund të ditës janë vetëm ushqim për analistët, sepse fundja Shqipëria, nuk e ndryshoi kursin pro ervopian dhe shqiptarët I mbeten besnik idesë për një të ardhme të përbashkët me vendet e civilizuara.Tërë ajo betejë zhvillohet se kush do të merr më shumë vota dhe pushtetin. Por, kjo nuk duhet të praktiohet në Kosovë, Luginë e Maqedoni.

Në Kosovë, asesi, politikanët nuk mund dhe nuk duhet të acarrojnë deri në këtë masë skenën politike. Pavarësisht se Kosova është shtet dhe ka institucione të pavarura dhe deri diku mund të ketë luftë politike brenda partive, megjithatë, tej-acarrimi I skenës politikës deri në shkallë për të cënuar sigurinë e shtetit nuk duhet toleruar.

Politikanët e Kosovës nuk e kanë luksin që e kanë politikanët në Shqipëri.
Kosova ka konflikt të hapur me Serbinë dhe ky konflikt deri diku kërkon unitet për shkak të sigurisë së shtetit, thënë shkurt e shqip, duhet të ruhet Pavarësia e Shpallur. Pas mbylljes së konfliktit të hapur me Serbinë, politikanët e Kosovës mund të sillen si politikanët e Shqipërisë.

Thjeshtë, një luftë politike I bën mirë zhvillimit të vendit.Situata pak më e keqe është në Preshevë.Edhe atje, politikanët shqiptarët janë shumë, numerikisht nuk u lëverdis të kenë shumë parti politike, por si një trup I vetëm, natyrisht më shumë do të kenë sukses. Të ndarë ata u shërbejnë vetëm politikave anti shqiptare të kreut të shtetit të Serbisë.

Nuk janë në Shqipëri dhe nuk bëjnë politikë në kuvendin e Shqipërisë, por ndodhen në shtet të huaj dhe përçarjet nuk janë në të mirë të tyre.Natyrisht, më e keqe është situata në Maqedoninë e Veriut, ku për këto 30 vite, shqiptarët që jetojnë në këto troje, kanë arritur të krijojnë rreth 30 parti politike.

Paramendoni, një grusht popull, pavarësisht se ne shpesh themi se jemi shumë, megjithatë shumë parti, na kanë bërë dëme të paimagjinueshme. Përveç problemeve me shtetin që ka ndjekë politikë të vulosur antshqiptare, problem I madh është ndasia mes shqiptarëve e sidomos politikanëve.

Bashkë nuk janë bërë kurrë, ama kur ka qenë puna për në qeveri janë bashkuar pa problem me parti maqedonase. Kjo qasje, e ka dëmtuar shumë rënd çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke e vendosur si një problem institucional, ku më shumë merremi me akte ligjore, me nene, me kushtetuta se sa me një problem që duhet zgjidhur njëherë e mirë.

Por, ky obligim i marrë nga qytetarët shqiptarë asnjëherë nuk është përmbushur.Premtimet kanë qenë të mëdha, kurse veprat shumë të vogla. Përplasjet epike të politikanëve shqiptarë kanë dëmtuar rëndë shqiptarët.

Përplasjet epike Abdurahman Haliti-Arbër Xhaferi, përplasjet epike Ali Ahmeti-Menduh Thaçi, përplasjet epike Sela-Ahmeti-Thaçi-Kasami e kanë bërë skenën politike shqiptare në Maqedoni arenë për të dëmtuar shqiptarët e jo për të avancuar çështjen shqiptare.

Këta poltikanë nuk është dashur të imitojnë as Fatos Nanon, as Sali Berishën e as Edi Ramën, sepse dallimi është se problemet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nuk janë të njejta me problemet e shqiptarëve të shqipërisë.Për gjendjen e tanishme të rëndë, secili ka meritat e veta në kohë dhe në momente të caktuar.

Shkruan / Urim HASIPI
Qëndrime Personale dhe jo të redaksive ku unë punoj