Pas një sëmundjeje të rëndë është ndarë nga jeta të mërkurën ,Irfan Neziri ,trajneri që Elitës nga Sllatina i solli trofe të mëdhenj përfshirë Ligën,Kupën e Maqedonisë dhe përfaqësimit të jashtëzakonshëm të kësaj skuadre në Ligën e Kampionëve.Fani siç e njihnin të gjithë poashtu ka qenë edhe zëvendës selektor i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futsal informon Tetova sot.
Irfan Neziri është trajneri i sukseseve të mëdha të të dy klubeve të Sllatinës: “Vëllazërimit” dhe “Elitës”.
I pasionuari pas lojës së futbollit e filloi karrierën si futbollist i “Vëllazërimit” nga dita e themelimit të klubit, si lojtar i krahut të djathtë. Ky adhurues i madh i futbollit më pas e vazhdoi karrierën si trajner, fillimisht i “Vëllazërimit”, me të cilit arriti të ngjitej në një rang më të lartë garimi dhe më pas, me themelimin e klubit të futsallit “Elita”, me të cilin u shpall kampion i Maqedonisë dhe e udhëhoqi atë në garat e Ligës së Kampionëve të Europës.
Falë rezultateve ai ka qenë edhe zëvendës selektor i reprezentacionit të Maqedonisë në futsall.
Poni, siç quhet nga adhuruesit e futbollit, njihet si trajner i përzemërt me lojtarët, motivues i madh i tyre dhe zbatues i skemave të ndryshme të lojës, varësisht nga kundërshtari.
Irfan Neziri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e sportit garues të futbollit në Sllatinë e më gjerë. Kontributi i tij i madh sot vlerësohet nga të gjithë lojtarët që bashkë me të i kanë përjetuar emocionet e sukseseve historike.
Irfan Neziri si afarist, gjithashtu, e ka ndihmuar klubin kur kanë qenë në gjendje të vështirë, si për transport ose harxhime të tjera. Tetova sot