Njoftim nga Ministria për Diasporë e RMV

Maqedonia e Veriut

Të nderuar qytetarë tanë, të cilët jeni për punë të përkohshme ose po qëndroni jashtë vendlindjes. Ju njoftojmë se, për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill 2019, në përputhje me thirrjen publike të KSHZ-së për paraqitje dhe shqyrtim në Listën zgjedhore për votim në diasporë për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga data 23 shkurt fillon shqyrtimi publik në Listën zgjedhore dhe kërkesat për shënim, plotësim ose fshirje nga të dhënat në Listën zgjedhore, dhe do të zgjasë deri më 14 mars 2019.

Në këtë drejtim, ju bëjmë thirrje nëse doni ta realizoni të drejtën e votës, ta shqyrtoni ekstraktet e veçanta nga Lista zgjedhore në hapësirat e përfaqësive diplomatiko-konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shqyrtimi mund të bëhet edhe nëpërmes ueb faqes së KSHZ-së, në linkun që vijon:
https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/

Në mënyrë shtesë ju informojmë se tashmë rrjedhë edhe paraqitja për zgjedhjet presidenciale, dhe të njëjtën mund ta bëni në linkun që vijon:
https://dijaspora.sec.mk/