Nëse më 13 prill te ne nuk vjen ndryshimi në politikë unë do ndrroj profesionin

Opinione

Shkruan Ejup Berisha

Nëse më 13 prill 2020 disa orë pas mbylljes së vendvotimeve nuk bëhet NDRYSHIMI në politikën shqiptare në RMV Unë E.B politikolog i diplomuar e informoj opinionin më të gjërë në vendin tim se do ti shqyej të gjitha diplomat arsimore, dhe shkencore që i posedoj dhe do të ndrroj profesion e do të zgjedh të behem Bari I bagëtive Kjo do të thotë se gjithcka që kamë mesuar, hulumtuar dhe studjuar për politikën apo më konkretishtë për rolin, rëndësinë si dhe funkcionin e saj në shoqëri dhe shtet paskan qenë gabim dhe pavend.

Mua nga profesorët, shkencëtarët dhe mendimtarët eminent politik që i kamë lexuar dhe konsultuar gjatë studimeve të mija në lëmin e shkencave politike më është thënë se me politikën duhet të promovohet dhe zbatohet interesi I përgjithshëm shoqëror e jo vetëmse ai Individual si dhe ai egoist grupor e te ne fatkeqsisht i kemi vetëmse këto dy të fundit.. Gjithashtu politika duhet ta mundesojë dhe stimulojë funkcionimin e demokracisë e jo ta bëjë të kundërtën që po e bën tani pra ta pengojë demokracinë dhe ta mundësojë dhe stimulojë vetëmse autokracinë.

Këtu ne nuk kemi as liberalizëm ku duhet te mbisundoj sistemi apo dhe praktika e respektimit te Lirive dhe te drejtave të njeriut të garantuara gjithashtu edhe me Kushtetutën si dhe me ligjet e vendit. Politika duhet të distancohet gjithashtu edhe nga veprat kriminale dhe korruptive te politikanëve si dhe të individëve të tjerë por te ne kjo nuk ndodhë kështuqë sot këtu fatkeqsisht ne kemi krim dhe korrupcion me permasa dhe nivele tepër të mëdha dhe të pakontrolluara.

Dhe për fund Politika si aktivitet kompleks njerëzor dhe shoqëror gjatë funkcionimit praktik duhet ta ketë si komponentë përbërëse edhe atë dimensionin njerëzor por fatkeqsisht një kohë bukur të gjatë kjo nuk e ka një gjë të tillë këtu te ne. Prndaj cmë duhen diplomat dhe mirnjohjet e marra me angazhim, mund dhe me punë të lodhshme kur politika nuk funkcionon sic duhet pra ashtu sic ma kanë mësuar dhe e kame mesuar dhe studjuar edhe unë vetë kaq vite në bashkpunim me Profesorët e mi të nderuar të cilët nëse e vërtetoj se më kanë mësuar, arsimuar, edukuar si dhe orientuar gabimisht dhe pavend në lëmin e shkencave politike do ti qortoj edhe publikisht.