“Pse nuk po afrohesh deri te psikiatri”, Kimete Berisha reagon ndaj Ramush Haradinajt: Turp!

Opinione

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Berisha parmes një shkrimi në Facebook, shkruan se, Ramushi nuk u beson grave, ku ka cituar disa deklarata të tij që ka bërë ndaj grave.

“Vlora është ambasadore e Hashimit”, ishte kjo nëjra prej deklaratave të Haradinajt për Vlora Çitakun, kurse tjetra është për Presidenten Vjosa Osmanin. “Vjosa është Presidente e Kurtit”.

Pas këtyre deklaratave Berisha i rekomandon Haradinajt që të shkon të ndonjë psikiatër, ose edhe të shkruaj diku.

“Qysh i thuhet gruas ‘je e këtij’ e je ‘e atij’! Turp. Njeriu s’mund të jetë pronë, edhe sikur të dojë vet, nuk privatizohet njeriu, apo ndoshta mundet, ndoshta po nisesh prej vetes, nuk e di unë!”, shkruan ndër tjera Berisha.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Ramushi nuk u beson grave!

‘Vlora është ambasadore e Hashimit’;

Vjosa është Presidente e Kurtit;

E ti, i kujna je!

Pse nuk po afrohesh deri te psikiatri, helbete po ta ndal hazin me naj kokërr, se nuk dihet ndoshta ka ilaç për neverinë tënde!

Ose shko shkruj najkun se mashkull më hiç se ty momentalisht nuk ka.

Qysh i thuhet gruas ‘je e këtij’ e je ‘e atij’!

Turp.

Njeriu s’mund të jetë pronë, edhe sikur të dojë vet, nuk privatizohet njeriu, apo ndoshta mundet, ndoshta po nisesh prej vetes, nuk e di unë!

Ama e di se nuk guxon t’i thuash një gruaje ‘je e atij’ ose e ‘këtij’ se nuk ta lejon gramatika, madje as Etika

e Nikomahutz

Ty sot me urrejtje kundër grave, ta kalon veç Ardian Kastrati, që i sheh femrat si ‘tul e dhjam’, kurse ti vazhdimisht i sheh si gratë si ‘prona’ të burrave.

Shëmti.

P.S. Presidentja është e Kosovës!