Presidenti amerikan Donald Trump në një seri ciciërimash agresive kundër Turqisë, ka goditur edhe një herë. Thotë se Turqia ka eksploatuar me Amerikën për shumë vjet.
Ndërkohë, ai ka paralajmëruar se raportet me Turqinë, do të reduktohen.
Raportohet se Trump mund të marrë edhe disa masa tejet të ashpra ndaj Turqisë. Një hap tjetër që mund të jetë tejet goditës për Turqinë është vendosja e disa masave për fluturimet nga kompanitë ajrore të Turqisë.
Ndërkohë, nga Turqia thonë se do t’i përgjigjen Amerikës në të njëjtën mënyrë.
“Turqia do t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë me sanksione të reja Amerikës”, ka thënë ministri i Tregtisë së Turqisë, Rusar Pekan.
Sot është raportuar se Ankaraja zyrtare është e gatshme për bisedime me Amerikën në mënyrë që të zgjidhen problemet që janë hapur tashmë e një kohë mes të dyja vendeve dhe gjithë ato lindën si pasojë e akuzës për terrorizëm ndaj një pastori amerikan nga ana e shtetit turk.