Njihuni me vetitë kuruese të vajit të ullirit

Kuriozitete

Vaji i ullirit, është një produkt që ka një shumëllojshmëri të mirash për shëndetin.Ai ka përmbajtje të lartë skualine, një vaj që imiton shtresën natyrale të lëkurës, kështu që e ajo i bën shtresat e sipërme të lëkurës të buta dhe të shëndritshme, gjithashtu vaji përmban dhe shumë antioksidantë që punojnë për të luftuar dëmtimin e lëkurës.

Ai vepron siç do të vepronin të gjitha vajrat e tjerë të fytyrës, pra do të bllokojë lagështinë për një hidtratim shtesë, por ka shumë produkte të tjera në treg që janë më efektive në hidratimin e lëkurës dhe që nuk bllokojnë poret tuaja.

Nëse vërtet mendoni se vaji i ullirit është i shëndetshëm për lëkurën tuaj, apo keni zbuluar se ai është zgjidhja më e mirë për një lëkurë të thatë atëherë mund ta përdorni atë duke përzierë disa pika me kremin tuaj, por kurrë mos vendosni vaj ulliri direkt në lëkurën tuaj të thatë.