O Albin Kurti, Ti ku je?

Opinione

Kimete Beridha
1. Albini ish kanë mirë me punu në faqen e fundit t’Rilindjes, si mbledhës, thurës dhe daktilograf i përkujtimeve.
Shumë preciz i përpilon ato.
Po lëre maestro mos ja nis ditës me bismilah me heronjtë e vdekur po i gjalli me t’gjallin, trego qysh mbet puna e qeverisë.

2. Albulena filloi të sillet si ministre e drejtësisë.
I doli një rast.
Ka reagu kundër ‘sulmit’ në Facebook ndaj prokurores Hajdari. Kaq bën një ministër shqiptar. Reagon dhe kërkon që ‘fajtorët’ të dalin para drejtësisë.
Ku me marrë drejtësinë se del njeri edhe para saj. Por kryesorja, për Albulenën tash në Kosovē ka ‘drejtësi’, se si duket duhet me qenë ‘ministre’ m’i pa do gjana.

3. Prej se është dorëhequr qeveria Haradindaj, ende asnjë njohje nuk e ka tërheq Daçiqi.
Të mbushet mendja pa Pacollin as tërheqjet nuk ndodhin.
Se dikush q’ashtu vetvetiu është magnet për tërheqje.
Dhe pa i ndihmu dikush Serbisë prej tonve, s’besoj që mundet me ndodh tërheqja.
Ligji i tërheqjes i vërteton më së miri këto pretendimet e mia.

4. Kur ja pash kerrin ‘Jakupovskes’, 120 mijë euro, bardh si vencanica, kerr i stilit t’James Brown, atyre që i mbathin edhe kundrat e bardha për m’i kombinu me kerr, veç do karmin t’kuq me ja ngjit buçkës t’haubës dhe therrja.
Pse more e ka lënë Zoti dikush me pas e dikush mos me pas!
Jo ‘It’s a Man’s Man’s Man’s World”, po ‘It’s a Mas Mad Mad World”.
Kjo bota shqiptare ish kanë e këngëtareve.

5. E unë i grahi ‘smartit’ me kombinu me mençuri, se shumë e ‘meçme’, prej se e kam ‘rrëzu’ mitin ‘flokët e gjata-mendtë e shkurta’, jam në përpjekje me kriju një mit tjetër, së shpejti ja nini krizmën.
P.S. E shfrytëzova rastin m’e çu kry pak kundër Albinit, sa ju ka ra elani fansave të Albinit…
më zi se neve, atyre ju ka humb vullneti…dhe nëse vazhdon ky trend, ngadalndal po vjen dita me ‘sha’ Albinin njësoj si me ‘sha’ Thaçin, s’ta prish kush!
Në dasëm me pas qenë qe tre muaj ishim mërzitë e lëre më që ia flladitët zemrën Kadri dushmanit.