Pas largimit të BDI-së nga Ministria e Drejtësisë, Brukseli pret luftë me efikase kundër krimit dhe korrupsionit

Opinione

Pas largimit të BDI-së nga Ministria e Drejtësisë, Brukseli pret luftë me efikase kundër krimit dhe korrupsionit Bashkimi Evropian pret përshpejtim të reformave në Maqedoni pas largimit të ministrit të BDI-së nga ky resor.

Burime diplomatike në Bruksel janë të bindur se ministrja e re Renata Deskovska do të hapërojë shumë më shpejtë, në krahasim me paraardhësit e saj Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi dhe Bilent Saliji. Zatën edhe kushtet që kërkon BE të plotësohen deri në qershor të vitit të ardhshëm, kanë të bëjnë me ministrinë e drejtësisë, që tregon se kjo ministri ka dështuar tërësisht gjatë kohës kur udhëhiqej prej VMRO-DPMNE-së.

“Ne vazhdimisht kemi inkurajuar dhe mbështetur ministrat e drejtësisë që të bëjnë reforma, mirëpo punët ngecën. Ndoshta tingëllon ironike, por më shumë reforma u bënë në kohën e Mihajllo Manevskit të VMRO-DPMNE-së, se në kohën e ministrave të BDI-së. Aty u vërtetova se ministrat e BDI-së janë më lojalë ndaj Gruevskit se sa vetë ministrat e VMRO-DPMNE-së”, ka thënë një diplomat evropian, i cili gjatë kohë ka shërbyer në Shkup.

Ndryshe ekspertët dhe familjet e shqiptarëve që kanë pësuar nga rastet e montuara në kohën e qeverisjes VMRO-BDI, kanë vlerësuar se Me përfundimin e “monopolit” të BDI-së në ministrinë e drejtësisë, pritet të merr fund edhe periudha e rasteve të montuara, arrestimeve, dënimeve me burgim të përjetshëm… Sa herë që shqiptarët ishin në rrezik, ministrat e BDI-së tërhiqeshin në “gëzhojën” e tyre edhe pse kishin ingerenca të shumta për të penguar ato raste. Çdo herë arsyetoheshin dhe premtonin se do e “menaxhojnë” situatën dhe se po koordinohen me “miqtë ndërkombëtarë”. /almakos