Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995 mes Serbise dhe Bosnjës, disa shqiptarë kishin protestuar se pse nuk është përfshirë edhe Kosova në bisedime.
Ndërkombëtarët shkurt u kishin thënë.
Çka prisni ju, është rradha juaj?
Mesazh më të qartë se ky nuk mund të ketë as në rastin kur Maqedonia nuk i fillon negociatat.
Mesazhi është në tre adresa.
Një drejtpërdrejt ndaj qeverisë së Shkupit
Mesazhi i dytë është për Kosovën
Dhe
Mesazhi i tretë për shqiptarët e RMV-së.
Çka prisni është rradha juaj.
Prej sot.
Evropa urgjentisht të ndalë paratë për Maqedoninë.
Duhet një peticion tu dërgohet qytetarëve të Evropës se paratë e tyre përfundojnë për:
Politika anti evropiane
Politika diskriminuese
Oligarkë maqedonas që ushqejnë nacionalizmin
Ka shkelje eklatante të të drejtave themelore të njeriut
Ka majorizim
Ka defokusim nga agjenda evropiane
Ka katrahurë me fondet publike
Etj etj
Evropianët duhet të kërkojnë llogari se ku shkojnë paratë e tyre
Pse ka shumë OJQ që nuk bëjnë asnjë punë konkrete por marrin para të majme vetëm për seminare palidhje
Për shembull drejtues të organizatave me paratë e taksapaguesve evropian marrin paga të larta dhe nuk lanë vend pa shëtit e në terren rezultati zero
Janë dhënë miliona euro për ruajtjen e ambientit kurse ajrin e kemi të ndotur dhe vendi është oazë e mbeturinave
Janë dhënë miliona euro për luftë kundër korrupsionit e këtu lulëzon korrupsioni
Janë dhënë miliona euro për çerdhe e shkolla dhe salla sportive e kemi efekte negative
Çerdhe jofunksionale
Shkolla pa nxënës dhe zero zhvillim të sportit
Evropianë kërkoni llogari se ku përfundojnë paratë tua.
Shkruan / Urim HASIPI
Qëndrime Personale dhe jo të redaksive ku unë punoj