Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si duket ka filluar të paguajë çmimin e afrimit të njerëzve të gabuar pranë vete.
Duke vendosur njerëz konfliktuozë dhe përçarës në pozita kyçe, BDI ka filluar të mbetet e izoluar në kampin politik shqiptar, sepsepër momentin asnjë parti tjetër nuk dëshiron bashkëpunim me integristët, thonë për Zhurnal burime të larta “integriste”.
Sipas tyre për momentin përjashtim bën PDSH-ja, por e mbetur vetëm me një deputet dhe pa asnjë kryetar komune, siç thonë burimet tona, “përkrahja prej PDSH-së dhe Menduh Thaçit ndoshta më tepër na dëmton, se sa që na ndihmon si BDI”.