Pesë fakte për Rumaninë, shtetin që mori drejtimin e BE-së

Bota

Rumania, që merr sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimin Europian, për herë të parë që prej anëtarësimit në 2007, është një ish-shtet komunist me 20 milionë banorë, por gjithashtu një djep me regjisorë dhe hakera si dhe një destinacion i preferuar i princit britanik Charles.

-Diaspora dje dhe sot-

Që prej rrëzimit të regjimit komunist në fund të 1989 dhe në mënyrë të përshpejtuar që prej hyrjes në BE, rreth katër milionë rumunë janë larguar për të jetuar dhe punuar jashtë vendit ose rreth 20% e popullsisë.

Me një rrogë mesatare bruto prej 970 euro në muaj dhe një Prodhim të Brendshëm Bruto (PBB) për banor që përfaqëson 62% të mesatares europiane, Rumani renditet në mesin e shteteve më të varfra të mes të 28-ve, pas Bullgarisë, shumë afër me Kroacinë.

Nëse ky eksod ka boshatisur qytezat dhe nxitur një mungesë të madhe të fuqisë punëtore, ai përkthehet gjithashtu me transferta të mëdha parash drejt familjeve të mbetura në vend. 4,3 miliardë dollarë ose 2% të PBB-së në 2017.

Fenomeni nuk është i panjohur. Intelektualë të shumtë u larguan nga Rumania përpara Luftës së Dytë Botërore dhe kanë bërë emër në artet europiane, bëhet fjalë për dramaturgun Eugene Ionesco, skulptorin Constantin Brancusi, kompozitorin Georges Enesco dhe poetin Paul Celan.

Francesco Illy, i cili shpiku makinetën e kafes ekspres apo edhe Johnny Weissmuller, aktori i cili mishëron Tarzanin, të dy me origjinë nga Timishoara, qytet në perëndim të vendit, që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Austro-hungareze.

– Silicon Valley apo Hackerqytet ? –

Sektori informatik po përjeton një boom në Rumani, pasi ekspertët përshkruajnë si “Silicon Valley” të ardhshme të Europës Lindore. Disa kompani, përfshirë ‘’Bitdefender’’ apo ‘’UiPath’’ u bënë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa mijëra të rinj informaticienë rekrutohen çdo vit nga gjigantët e sektorit.

Por, Rumania cilësohet gjithashtu si një panel i kriminalitetit kibernetik. Ramnicu Valcea është një qytet i qetë i qendrës së vendit, nga ku kanë dalë disa piratë informatikë të arrestuar këto vitet e fundit.

-Drakula dhe princi Charls-

Transilvania, rajoni piktoresk i qendër-perëndim i njohur kryesisht si vendi i origjinës së Drakulas. Personazhi i cili u bë i famshëm në 1897 nga shkrimtari irlandez, Bram Stoker i frymëzuar nga princi valak Vlad Tepes Madhështori, i cili sundoi në shekullin e XV.

Kjo zonë është gjithashtu një destinacion i preferuar i princit Charls të Anglisë, i cili ka blerë dy shtëpi tradicionale dhe ka hapur një fondacion për mbrojtjen e trashëgimisë. Aspak për t’u habitur, pasi princi mund të jetë një pasardhës i kontit Drakula dhe do të ketë sipas fjalëve të thëna prej tij ‘’Transilvaninë në venat e tij’’.

-Një Rumani, shumë etni-

Kryqëzim i influencave kulturore (rumune, otomane, austro-hungareze, greke, ruse) Rumania ka pranuar zyrtarisht pakicat dhe 18 prej tyre kanë të drejtën e postit të një deputeti në Parlament. Dy pakicat më të rëndësishme janë hungarezët, (6,11% të popullsisë, 1,23 milionë banorë) dhe romët me 621 000 anëtarë zyrtarisht, por deri në dy milionë sipas drejtuesve të tyre.

Grupet e tjera etnike janë gjithashtu më të vogla 51 000 ukrainas, 36 000 gjermanë, 28 000 turq, 20 000 tartarë por gjithashtu edhe hebrenj, shqiptarë, serbë, kroatë, rutenë.

Një fakt i pazakontë, kreu i shtetit, Klaus Iohannis i emëruar në 2014 është pjesë e pakicës gjermane.

-Valë e re-

Prej një 10-vjeçari, Rumania shkëlqen në festivalet ndërkombëtare të filmit në sajë të një vale të re regjisorësh. Regjisorë si Cristian Mungiu, Cristi Puiu, Radu Jude, Calin Peter Netzer apo Catalin Porumboiu rrëmbyen çmime në Kanë dhe në Berlin me vepra të frymëzuara nga realitetet e tranzicionit post-komunist.

Të vlerësuar jashtë, filmat rumune hasin vështirësi gjithsesi të kenë vështirësi në vendin e tyre. Kjo kryesisht për shkak të mungesës së sallave dhe entuziazmit të spektatorëve për kinemanë amerikane./atsh