Pas një viti terr mediatik në gjuhën shqipe në Kopenhagë, nga data 1 janar 2019, rifillon punën Radio Antena në Danimarkë. Radio Antena ka plotësuar gjitha kushtet dhe është e liçencuar si radio lokale jokomerciale nga Ministria e Kulturës në Danimarkë për dhjetë vitet e ardhshme dmth. nga 1 janar 2019 deri më 31 dhjetor 2027.
Radio Antena është i vetmi radio stacion në Danimarkë që do të transmetojë programe në gjuhën shqipe në frekuencën 90.2 FM në regjionin e bashkisë së Kopenhagës. Kjo radio do të transmetojë emisionet e veta me 15 orë në javë ose 780 orë në vit, çdo të diel nga ora 00.00 deri më 3.00 dhe nga ora 17.00 deri të hënën në ora 5.00. Radio Antena do të transmetojë emisionet e veta edhe në internet ON AIR, 24 orë në ditë në webfaqen www.antena.dk.
Stafi i Radio Antena’s përbëhet nga: Xhemil Idrizi – kryetar, Naim Jumniu – kryeredaktor dhe Shkumbin Veliu udhëheqës. Radio Antena është e rregjistruar si shoqatë me qendër në Ballerup dhe do të marrë subvencione nga Ministria e Kulturës së Danimarkës prej 128.697 kr. daneze në vit. Këto para, që radiot lokale jokomerciale i marrin si subvencione në vit (sikurse radio Antena), radiot duhet ti dokumentojnë çdo vit me revizor/kontabilist të liçencuar nga shteti i Danimarkës.
Nëse doni të përkrahni Radio Antena’n, që kjo radio të transmetojë emisione në gjuhën shqipe shumë cilësore dhe të ketë jetë të gjatë, duhet të bëheni anëtar. Anëtar mund të bëhesh duke paguar anëtarësinë vjetore prej 50 kr. daneze nëpërmjet bankës në këtë konto numër:
Reg nr. 5479
Konto nr. 6704198
Emisioni i parë do të rifillojë së transmetuari të dielën me datë 6 janar 2019 nga ora 00.00 deri 03.00 në valët 90.2 FM në regjionin e bashkisë së Kopenhagës ose në www.antena.dk
Nga: Bardhyl Islami