Prej sot pagesë me para kesh deri në 500 euro

Maqedonia e Veriut

Prej sot qytetarët e vendit do të mund të paguajnë kesh më shumë deri 500 euro. Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e Ligjit për qarkullim pagesor, e cila sipas ministrit të Financave është masë në luftën kundër ekonomisë gri.
“Është kyçe se kjo masë zbatohet me qëllim që të ulet ekonomia gri dhe për këtë që me pagesë në të zezë, praktikisht iu bëhet dëm qytetarëve. Për këtë ne ndërmorëm masa për uljen e limitit për pagesën në para të gatshme dhe ajo masë zbatohet prej më herët sepse limiti i parë ishte 2.000 euro dhe me sukses realizohet, pastaj prej 1 janarit të këtij viti limiti ishte ulur në 1.000 euro, ndërsa prej nesër do të jetë deri në 500 euro. Në Ligj qartë është theksuar se prej 2.000 eurove limitin do ta ulim në 1.000 euro dhe do të ndalojmë në 500 euro, deklaroi ministri Tevdovski

Në Ligj është theksuar se nga 2.000 euro limiti ulet në 1.000 euro dhe do të ndalojë në 500 euro.

Kjo, sipas ministrit është e mirë sepse kjo është luftë kundër ekonomisë gri dhe kundër pagesës së që nuk janë paraqitur dhe nuk janë taksuar.

“Ne kemi kapacitet institucional që ta zbatojmë këtë masë, treguam se kjo nga viti i kaluar me sukses zbatohet dhe kështu edhe do të vazhdojmë”, porositi Tevdovski.