Shkruan Kimete Berisha:
1. Sepse, më e rëndë se rebelimi i Albin Kurtit është arsyeja e rebelimit të tij.
– Sistemi i Drejtësisë, nuk i trajton të gjithë kryeministrat barabartë.
– Është normale që Albin Kurti të bëj gabime, edhe të hallakatet krejt, por s’është normale që Prokuroria, të punojnë privatisht, e të bazohen në Ligjin e qejfit të tyre,
që dikujt t’ia marrin dëshminë në zyre, e dikujt jo.
– Varet nga disponimi i tyre, e jo nga Ligji.
– Pra, ligjin e bëjnë prokurorët, sipas dëshirës!
– E….Nuk ka Drejtësi pa barazi.
– Si mund ta respektosh një Prokurori kaq të Padrejtë!
– Kësaj Prokurorie duhet t’i frikësohesh (e jo ta respektosh), e Albin Kurti as nuk po i frikësohet.
2. Rebelimi i Albin Kurtit ndaj Prokurorisë, është rebelim ndaj Sistemit të korruptuar dhe kriminal të Drejtësisë.
– Dhe, ky do të duhej të bëhej Ligji i Ri: nënçmim dhe mosbindje ndaj sistemit të korruptuar të Drejtësisë.
3. Pra, rebelimi i Albin Kurtit ndaj sistemit bazohet në trajtimin e pabarabartë të Prokurorisë ndaj Kryeministrave të Kosovës, të cilët nuk i kanë bërë hesap njësoj.
– Kur Prokurorët i kanë shkuar Ramushit në zyre për t’ia marrë dëshminë, ku janë bazuar, në cilën Frikë, në cilin Interes, në çfarë Jaranie, në çfarë janë bazuar atëherë, le të bazohen edhe tash…
4. Do të doja që rebelimi i Albin Kurtit të bëhej gjithëpopullor, të bëhet moda më e re,
ku Prokuroria dhe Gjykatat të hetohen dhe të Gjykohen nga një ‘Drejtësi e Re’, për krimet e tmerrshme që i kanë bërë në emër të Drejtësisë.
5. Je i lirë vetëm kur rebelohesh ndaj Padrejtësive.
6. Qytetarët nuk po rebelohen kundër kryeministrit, por kryeministri po rebelohet kundër Sistemit të Drejtësisë, dhe ky rast është historik.
– Rebelimi i tij i ka rrënjët te inkompetenca dhe dështimi i Drejtësisë, që deri sot i ka shërbyer të fortit, dhe vetëm të fortit.
– Sikur Albin Kurti të mos i bënte temë ‘standardet e dyfishta të Prokurorisë’, ato ‘standarde’ nuk do të ishin bërë të ditura.
– Pra, më i ‘keq’ se rebelimi i Kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë janë arsyet që e kanë bërë të rebelohet:
…Standardet e dyfishta të Drejtësisë së Kosovës, aty ku prodhohen Padrejtësitë më të mëdha.
7. Rebelohu.
– Se ndryshe, askush s’rebelohet për ty.
– Çfarë njeriu je ti që përditë përjeton padrejtësi dhe i duron, dhe i përpinë…
për hir të një qetësie të rrejshme, ose më afër mendsh, duron se je dembel…dhe tutës…dhe qyqar.
– Mos, ashtu…!
P.S. ‘Është kalë i mirë, po shkelmon’ – popullore.
