Protesta kundër përmbaruesve në Shkup: Na rrjepën! (VIDEO)

Maqedonia e Veriut

Në qendër të Shkupit u mblodh një grup qytetarësh dhe aktivistësh kundër punës së përmbaruesve. Ligji i ri, por problemi i vjetër, përmbaruesit punojnë njësoj si më parë, akuzojnë qytetarët.

Shuma të mëdha ngarkohen për borxhet minimale prej disa denarëve. Aktivistët thonë se autoriteteve do t’u jepet edhe një shans tjetër, për të rregulluar gjërat dhe përmbaruesit të ndalin “vjedhjen” e qytetarëve.

Përndryshe ata do të veprojnë në mënyrë radikale dhe paralajmërojnë protesta masive, në qytetet e mëdha në të gjithë vendin./Alsat-M