Protesta, Lleshaj: Sot bëmë dallimin mes atyre që vrasin në shesh dhe Shqipërisë europiane

Kosova dhe Shqipëria

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nëpërmjet një postimi në Twitter ka reaguar pas mbylljes së protestës së opozitës. Lleshaj falënderon Policinë e Shtetit, e cila sipas tij u tregua mjaft korrekte.

Sipas Lleshajt, sot u bë dallimi “mes atyre që protestave u përgjigjeshin me armë dhe nesh, që armën tonë kemi durimin”.

“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tonë kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra policisë shqiptare. Super punë sot #Mirënjohje”, shkruan Lleshaj.