Ministri i Financave dhe Ekonomisë në Qeverinë e Shqipërisë, Arben Ahmetaj nuk do jetë më ministër. Kryeministri i Shqiërisë, Edi Rama e ka zëvendësuar atë me Anila Denajn.
Ahmetaj kishte dalur kundër taksës prej 100% që Kosova i ka vënë produkteve të Serbisë, shkruan Insajderi.
Deklarata e tij se taksa është negative kishte ardhur vetëm dy ditë pasi ishte takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik në Serbi.
Regimet e shumta bënë që Ahmetaj më pas ta fshinte postimin nga facebook-u.
Ndryshe, përveç Ahmetajt, Rama ka shkarkuar nga detyra shtatë ministra të cilët ishin pjesë e qeverisë që prej pesë vitesh.
Krahas tyre, kanë ardhur si ministra edhe dy kosovarët në Qeverinë Rama, Besa Shahini si ministre e Arsimit në vend të Lindita Nikollës, si dhe Gent Cakaj, që prej tash bëhet ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Ndryshimet e tjera në Qeverinë shqiptare janë:
Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.
Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.
Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.
Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.
Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali