Shtabi qëndror i Aleancës për Shqiptarët ka kënaqesinë tju informojë se për një ditë e gjysēm janë mbledhur mbi 11.000 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e prof Blerim Rekes si kandidat i pavarur per President dhe i mbështetur nga ASH dhe Lëvizja BESA.
Shtabi qëndror i ASH, shtabet e lokale të degëvë dhe nëndegëve të ASH ishin në mobilizim të plotë, duke dhënë ndihmen e nevojshme me te gjitha resurset partiake në grumbullimin sa ma te shpejt të nënshkrimeve te nevojshme.
Shtabi qëndror i ASH, fillimisht falenderon te gjithë qytetarët e rëndomtë, aktivistëve partiak, që deponuan nënshkrimet e tyre për ti dhënë kahjen juridike dhe formale kandidaturës se prof Blerim Rekës për President.
Ju falemnderit në emër të ASH dhe Kryetarit Ziadin Sela që me nenshkrimin tuaj , i hapni rrugë fitores dhe suksesit tonë të përbashkët!