Sela: E refuzova ftesën e Qeverisë së skandaleve

Maqedonia e Veriut

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbrëmë nuk morri pjesë në takimin e liderëve, ai në një pronocim për TV21 tha që ky ishte një takim i thirrur nga Kryeminstri Zoran Zaev, njofton Fol.

“Nuk kam qenë prezent meqë ne i kemi ndarë do punë prej dhjetorit të vitit të kaluar kur nuk jemi pjesë e Qeverisë. Gabimisht raportohet në opinion që është takim i liderëve, është takim i thirrur nga kryeministri, kushtimisht thënë partitë politike të cilat kanë dhënë përkrahje referendumit. Kam marrë një ftesë për takimin e mbrëmshëm, por unë nuk pranova. Nuk do të bëjm fushatë me njerëz me skandale të përditëshme milionshe, të korruptuar deri në fyt, nuk do të bëjm kampanjë të përbashkët për BE dhe NATO. Rruga jonë për në NATO dhe BE është e pastër si loti dhe promovon vlerat evropiane” – deklaroi Sela./Fol/