Kryeministri Zoran Zaev sot paralajmëroi se së shpejti do të vendoset numëratori në Portën e Maqedonisë në Shkup, i cili duhet të tregojë se sa nga paratë e vjedhura do të kthehen në buxhet.
“Numëratori do të lëvizë ashtu siç do të sillen vendimet gjyqësore dhe siç institucionet nga fusha e hetimeve financiare do t’i inkasojnë paratë e kthyera të cilat ishin marrë nga buxheti, si kompensim i dëmit”, tha Zaev në pres konferencën e sotme në Qeveri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Ky, siç theksoi kryeministri, është premtim të cilin e ka dhënë përderisa ishte në opozitë, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve.
“Ky premtim do të përmbushet këto ditë, gjithsesi përderisa përfundojnë aspektet formale juridike. Në buxhetin e Qeverisë nuk ka para për këtë dhe numëratorin privatisht do ta paguaj nga paratë e mia. Kjo nënkupton se pas përfundimit të funksionit do t’i donohet Ministrisë së Kulturës dhe institucionit i cili është pronar i Portës Triumfale ku do të mbetet si e mirë e përhershme. Pasi që të kthehen të gjitha paratë e vjedhura sipas të gjitha mundësive numëruesi do ta tregojë temperaturën, gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike të Shkupit. Ky është qëllimi në pjesën e procedurës për realizimin e premtimit tim”, tha Zaev.