Shefi ia falë punëtorit veturën e tij, pasi eci 30km për në punë

Kuriozitete

Një kompani amerikane ia dha një punëtori një veturë të re, pasi eci 30km gjithë natën për të shkuar me kohë në ditën e parë të punës.

Pasi vetura e tij u prish, Walter Carr e bëri rrugën e tij të gjatë në këmbë, për të arritur në punën e tij të re.

Një polic, që e takoi atë gjatë rrugës, u mahnit nga vullneti i tij dhe e mori për të ngrënë mëngjes.