Fytyra e vërtetë e disa deputetëve në seancën e sotme të parlamentit të Kosovës kundër mbajtjes së referendumit të Serbinë në Kosovë, u pa më së miri!
Seanca e sotme e parlamentit të Kosovës për të marrë vendim për mos të lejuar mbajtjen e referendumit të shtetit serb në shtetin e Kosovës, tregon mjerimin e disa deputetëve, si e Arben Gashit dhe disa të tjerëve, të cilët me diskutimet e tyre banale jepnin për të kuptuar se deputetët e tillë nuk do të duhej të ishin fare fare deputetë të Parlamentit të Kosovës.
Përjashtim nga ky grup i deputetëve nuk meriton as akademiku nga anëtarësia e LDK-së, të cilit më vjen turp t’ia zë emrin në gojë, i cili më shumë filozofonte se sa ishte i interesuar për të dhënë kontribut për të mos lejuar mbajtjen e Referendumit të shtetit të Serbisë në shtetin e Kosovës.
Si një mërgimtar i cili është i lidhur shpirtërisht me fatet e Kosovës, duke përcjellur seancën e sotme të parlamentit të Republikës së Kosovës, u ndjeva shumë keq, kur vëreja se disa deputetë në vend që t’i dilnin në krah Kryeministrit Kurti, për të mos e mumdësuar mbajtjen e referendumit të shtetit të Serbisë në shtetin e Kosovës, si një akt kundër sovranitetit të Kosovës, nuk mund të fshehnin urrejtjen patologjike që e kishin ndaj Kryeministrit Kurti.
Unë them se me deputetë të tillë nuk të mund të mbrohet sovraniteti i Kosovës nga agresioni kushtetues dhe politik i shtetit të Serbisë.
Burimi: botasot.info