SPAK-U, MERRET ME SHPIFJET NDAJ HISTORISË DHE KULTURËS SHQIPTARE!

Opinione

Shkruan: Xhemil Zeqiri

Uroj që viti 2024, të jete viti i vetëdijësimi për i intelektualët shqiptarë.
Në fund të vitit 2023, patëm një “ndodhi të madhe“ politike; u arrestua me burg shtëpiak njeri nga politikanët ndër më i korruptuari, më destruktiv dhe më kundër-shqiptari, Sali Ram Berisha.
-Saliu, nga viti famëkeq 1991, kur doli në skenë si kundër-komunist i tërbuar; bashkë me bandat e tij anarkiste neofashiste të quajtur, PDSH, shkatërroi çdo gjë; ushtrinë, policinë, ekonominë, industrinë, bujqësinë, blegtorinë e të tjera…
Por, më e keqja që zor se do regullohet ndonjëherë: e shkatroi unitetin e popullit, me gënjeshtra, shpifje, fyerje, trillime e të tjera turpe të pa fre!…
-Për të fituar përkrahjen e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm anti-komunistë të Shqipërisë; filloi duke shpifur; kinse “Enveri e shiti Kosovën”, e tradhtoi Mukjen”-e, bla, bla. bla; që as idiotët e lagjeve partiake që zhurmojnë, por në fakt nuk i besojnë; -nuk i besojnë sepse faktikisht asnjë argument të vetëm nuk e kanë.
Këto zhurma vërtet kanë lënë pasoja të këqija, maramendëse duke krijuar mjegullnaja dhe përçarje ndër shqiptarët.
-Shpifjet dhe trillimet ngelën si këmisha të zeza të veshura me marrëzitë e “kulturës” së mendimeve kuturu për interesa meskine të cekëta të “intelektualëve demokratë”-siç është një palo historiani, Uran Butka, një sojnik kameleoni si dyzina të tjerë të cilët nga komunistë të devotshëm u kinvertuan në anti-komunistë të tërbuar; edhe ky si gagaristaqët e gagaristaqet tjera; të pa fije mbulesa argumentesh shpifën dhe po shpifin; kunder Enver Hoxhës, kundër PKSH-re; kinse ishin kundër Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që padrejtësisht nga imperialistët mbetën jashtë trungut amë-Shqipërisë.

Mos të harrojmë se, babai i Uran Bukës pasi fashistët e humbën luftën agresive pushtuese, meqë ai ishte eksponent i keq përkrah tyre, bëri vetëvrasje, për më keq e më zi; ai ra kryedetyrës së ndyrë të tradhëtisë; ra (me nder lexuesve) në hale; ai fanatik shkretan nuk e mendoi jetën me nder, para vdekjes me turp me humbjen e luftës; nuk u pajtua dot pse LANÇ-re e fituan partizanët, e fituan komunistët, që ishin aleatë me anglo-amerikanët; në luftën botërore kundër nazi-fashizmit dhe nacizmit.

-Para ca ditësh më rastisi që në rrjetin e fejzbuk-ut, në një video një intervistë nga një shkretan “Intelektual” i ashtuquajturi, Shpend Gashi.
Ky i “uruari”, Shpend i Ziu, hyri në familjet shqiptare nëpërmjet Televizionit “Top Chennel” duke alarmuar për “mënyrën” sesi u shit Kosova”?!!!
-Ky palaço, duke hequr veten si intelektual i madh, ky “shpikës” apo më mirë: ky shpifës i keq, doli qesharak i shekullit, para opinionit shqiptat dhe të huaj; kur krejt papritur në një natë pa hënë e zbuloi se, kinse Enver Hoxha e shiti Kosovën në në Kongresin e Manastirit?!!!
“Zbulim epokal”,-vërtet katastrofal; a nuk e meriton ky z, Shpendi që për marrëzira shpifjesh të sojit të Ismail Kadaresë; bile para se t’ i jepej i.k, Shpend Ziu, të nderohet me çmimin “Nobel”?!!!
Po, po! Çmimin “Nobel”, pse jo; sepse trurët e këtyre intelektualëve që thurnojnë pa asnjë fije llogjike, si duket; nuk kanë lidhje me kokat, por me barqet e tyre.
Faktikisht, kokat drejtohen me trurët, jo me zorrët!…
-Vallë, ky palo intelektuali anti-enverian, a ka sadopak lidhje me matematikën dhe historinë; apo ia fut kot, krejt kuturu, me shpifjet kundër gjeniut, Enver, të llapatë së koti kundër Shqiptarit të madh, Enverit.
-Unë, nuk jam Prof, mirëpo kam mësuar ca matematikë dhe kam mësuar ca dhe histori.
Mua, kjo çështje më rezulton krejt ndryshe:
Enver Hoxha, u lind më 16 Tetor 1908, ndërsa Kongresi i Manastirit, u mbajtë me dat. 14 deri më 22 Nëntor, 1908. Pra, i bie se, Enveri veçse sa kishte lindur, s`kishte as një muaj; që kjo foshnjë “supermene”, arriti që të bëjë gjëmën kombëtare nga më të tmerrshme; e shiti Kosovesn?!?!?!?!
-Heu, të marrtë lumi ty dhe shkollën tënde, o Prof i shkencave politike Shpend Gashi!
Ky shkretan “Shpendi” qenka advokat i zoti i shpifjeve të Sali Berishës; kur flet krejt pa logjikë…
Bile, në një koment ia pata theksuar faktin se,
si ka mundësi që Enveri e shiti Kosovën,ende pa i bërë një muaj në këtë “jetë-luftë”;- siç theksonte Ay.
-Ky far “mendjendrituri”, Shpendi i Zi, më thirri në msn, me ç’rast më qortoi dhe vazhdoi më tej me shpifjet për Mukjen, kinse aty është tradhtuar Kosova?!!!
Kur e kundërshtova me argumente, ne pamundëdi të këtyre, vazhdoj të thoshte se: “Enveri e shiti Kosovën”.
Mirë -i thashë.
A a ka mundësi të më thuash, si e sa e shiti, kujt ia shiti, dhe kush qe ndërmjetësuese për këto pazare?!
Mësa di unë; nga historia jonë tragjike: Kosova ka mbetur jashtë shtetit shqiptar që nga Konferenca e Londrës, më 1913; mos harroni mor ztr, që mendoni gabimisht si ky Shpendi, se në atë kohë, Enveri kishte vetëm 5 vjet; përsëri ky “supermeni” u çua “fluturoi” me krah, i bëri gjëmën atdheut, e shiti një pjesë të madhe të tij.
-Poashtu, bashkëbiseduesit tim ia theksova faktin; histroriani anglez Janez Pettifer, në librin e tij librin e tij “UÇK-ja” shkruan: “Enveri e formoi famëmadhen UÇK-n”.
-I gjendur në rrugë pakrye, kur më tutje i ngeli keq sharra në gozhdë, ai si i pacipë që u dëshmua; më ofendoi rëndë mua dhe Jenez Pettiferin dhe po atë çast më bllokoi nga lista e miqësisë në fejzbuk.
Unë e kuptoj urrejtjen e këtyre “shkrencëtarëve” të letrave të verdha, ndaj ideve komuniste; mirëpo këta ztr, kameleonë, tregtarë të njëqind flamujve; duhet të kthjellohen që ta kuptojnë se: idetë komuniste, nuk luftohen me shpifje, insinuata dhe trillime, pot as me fyerje të ulëta të cilat mund t’u kthehen në surrate…
-Prandaj, me këtë rast mendoj që; është shumë e rëndësishme dhe urgjente që të miratohen ligje në Kuvendet tona në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup e gjetkë, kundër shpifjeve që: askush të mos mundet të deklarohet me shpifje dhe gënjeshtra, ashtu si t i vijë nëpër kokë, sipas tekeve dhe interesave të liga personale.
Kopenhagë, 1 Janar, 2024