Mundësi e fundit ku provimet për patentë shofer zhvillohen me përkthyes.
Dëshirojmë t’ju informojmë për një ndryshim të rëndësishëm në procedurën e provimeve për patent shofer, i cili hyn në fuqi më 1 korrik 2024. Nga kjo datë, nuk do të lejohet më të keni përkthyes me vete gjatë provave teorike dhe praktike.
Nëse mendoni të merrni patentë shoferi dhe keni nevojë për mësim në gjuhën amtare, ne ofrojmë mësim në gjuhën amtare deri më 30 qershor 2024. Kjo është mundësia juaj e fundit për të përfituar nga ndihma e përkthyesve gjatë provave.
Jeni te mirëseardhur të na kontaktoni sa më shpejt që të jetë e mundur për të planifikuar orët tuaja të mësimit dhe për të siguruar që të jeni gati për provim me përkthyes përpara datës 1 korrik.
Ne jemi gjithnjë gati për t’ju ndihmuar në arritjen e qëllimeve tuaja për patent shofer.
Me respekt,
Avni Selmani
KBH TRAFIK
Mob. 21484123