Tensionet mes SHBA-së dhe vendeve anëtare të NATO-s vazhdojnë të rriten.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar ashpër vendet anëtare të NATO’s.
Kritikat kanë të bëjnë me moshpenzimin e mjaftueshëm në mbrojtje nga prodhimi bruto i disa prej vendeve anëtare të Aleancës, raporton New York Times, përcjell gazetametro.net
Trump u ka dërguar një letër udhëheqësve të disa aleatëve të NATO’s. duke përfshirë këtu Belgjikën, Kanadanë, Gjermaninë dhe Norvegjinë duke i kritikuar se nuk po përmbyshin detyrimet e tyre të shpenzimit prej 2% në mbrojtje.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Trump adreson kritika ndaj vendeve anëtare të NATO’s për mospërmbushje të obligimit të tyre për shpenzim në mbrojtje prej 2% nga prodhimi i tyre bruto, dhe kohëve të fundit ai ka shpeshtuar kritikat e tij në lidhje me këtë.