Vëllazërimi i fshatit Sllatinë rikthehet në ligën e tretë
Klubi Futbollistik Vëllazërimi i fshatit Sllatinë, pas një sezoni mbresëlënës në ligën e katërt komunale, do të vazhdojë garimin në ligën e tretë rajonale. Ishte ky një sukses për këtë klub që tashmë po rikthehet shtigjeve të vjetra, duke përsëritur sukseset e gjeneratave të vjetra të cilët dy herë kanë garruar në ligën e tretë. Titulli i kampionit është siguruar që para dy ndeshjeve, ndërsa festa e titullit kampion u festua në mënyrë spektakolare në stadiumin komunal në Tearcë, me praninë e mijëra tifozëve. Për kryesinë e klubit ky është një sukses i pritur për shkak të futbollistëve cilësorë, ndërsa synimet janë që në të ardhmen ekipin e fshatit Sllatinë ta shohin në ligën e dytë. Suksesi i dedikohet tifozëve, fshatit dhe mërgimtarëve. Në ndërkohë, për trajnerët është një sukses që u dedikohet futbollistëve sepse të gjithë janë angazhuar maksimalisht që ekipi të ngjitet në ligën e tretë.Një ndër golashënuesit më të mirë është edhe Bajram Memedi, cili shprehet i emocionuar për titullin kampion.Pas ndeshjes së djeshme kundër Dobroshtit, festa vazhdoi edhe në fshatin Sllatinë, ku futbollistët u mirëpritën nga ana e bashkëfshatarëve me një manifestim solemn që vazhdoi edhe gjatë orëve të vona.Sllatina, tashmë me këtë sukses po vazhdon një rrugëtim të ri, në ligën e tretë rajonale. (U.H)
Urime për K.F VËLLAZËRIMI-Sllatinë
Urim Hasipi