Veprime të papritura nga Vetëvendosje, ja çfarë paralajmëron Haki Abazi

Kosova dhe Shqipëria

Paralajmërimet e fundit se një qeveri në mes LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s do të mund të formohet se shpejti dhe se presidenti i Republikës se Kosovës Hashim Thaçi do tia jep të drejtën kushtetuese partisë se dytë fituese të zgjedhjeve e që është LDK-ja.

Derisa Qeveria në detyrë me kryeministër Albin Kurti vazhdimisht kanë kërkuar që të ketë zgjedhjeve të reja pas kalimit të pandemisë COVID-19, partia e koalicionit LDK-ja ka thënë se vendi duhet ta ketë qeverinë më të drejta të plota dhe se sigurisht ata do të mund të bënin një qeveri me AA-në dhe Nisma-n duke mos përjashtuar edhe qeverinë gjithëpërfshirëse.

Zëvendësministri Haki Abazi në një prononcim për “Bota Sot” edhe kësaj herë ka kërkuar se zgjedhjet e reja janë mundësia më e mirë për vendin dhe se nuk do të lejojnë që të merret ndonjë vendim jo kushtetues.

“Çdo vendim jo kushtetues të presidentit që do të thotë nëse nuk shpallen zgjedhjet e reja atëhere shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur votën qytetare dhe kushtetutshmërinë e vendit” ka thënë zëvendësministri Haki Abazi në një prononcim për “Bota Sot”.