“Gjurmët e gjakut këtu në rrugë ende flasin për një ngjarje të tmerrshme që ndodhi dje vonë pasdite vetëm 100 metra në hyrje të fshatit Pohum, kur 23 vjeçari Zulfi Biba u vra me armë zjarri. Sipas banorëve, ai dhe babai i tij 46 vjeçar ktheheshin nga prerja e druve në pyllin aty pranë”.
Zulfiu u qëllua me dy plumba në kokë dhe në anën e majtë të barkut, ndërsa babai i tij, Vezil Biba, me dy plagë në pjesën e pasme. Ai u transferua menjëherë në Spitalin e Strugës dhe tani është në gjendje të qëndrueshme. Jozyrtarisht, ndaj tyre është shtënë me dy armë, një pushkë gjahu dhe një pistoletë, dhe sipas policisë, në to ka shtënë bashkëfshatari i tyre 22 vjeçar U.V. Sipas deklaratave, motivi për vrasjen është një keqkuptim për një pronë të mbjellë me dru dhe se ngjarjes i ka paraprirë një grindje. Banorët lokal që nuk ishin të gatshëm të flasin shumë, thanë se ky ishte rasti i parë i tillë në fshatin e tyre.
Sipas policisë, dje rreth orës 18 në rrugën lokale Dellogozhdë-fshati Pohum, në vendin e quajtur “Kodra bum” U.V. 22 vjeçar duke ngarë një automjet “Golf” me targa të Strugës , u pengua nga një automjet “Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga babai Vezil Biba, në të cilin ka qenë edhe djali i tij Zulfiu.
“Sipas të dhënave të raportuara, V.B. dhe Z.B. kanë dalë nga automjeti dhe me sëpata kanë shkuar drejt U.V me të cilin kanë pasur çështje të pazgjidhura nga më parë. U.V. ka shtënë disa plumba dhe ka goditur Z.B. dhe V.B.. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacionin policor të Strugës”.
Nga Prokuroria Publike njoftojnë se prokurori publik kompetent ka lëshuar një urdhër për kryerjen e një procedure hetimore, për shkak të dyshimit të arsyeshëm, për kryerjen e veprës penale vrasje dhe prodhim të paligjshëm, posedim dhe tregtim të armëve ose materieve eksplozive. Të dyshuarit do t’i shqiptohet masë paraburgimi.
https://youtu.be/HPA_HB6I5rc