Mandatory Credit: Photo by GEORGI LICOVSKI/EPA-EFE/REX (10054601b) Former Yugoslav Republic of Macedonia (FYROM) Prime Minister Zoran Zaev waves to journalists after the Parliament vote in Skopjee, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 January 2019, to change constitution and change the country name in North Macedonia. The agreement with Greece is key for FYROM’s NATO and EU accession process. Macedonian Parliament voted for the changing the name in the Republic North Macedonia, Skopje, Macedonia, The Former Yugoslav Republic Of – 11 Jan 2019

Zaev nuk përfilli BDI-në, Ligjin e Gjuhëve e dërgoi në Venecia

Maqedonia e Veriut

Qeveria dërgoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Komisionin e Venecias. Ligji është dërguar si i plotë në përmbajtje, ndërsa në kërkesë është përfshirë edhe teksti alternativ me nenin 8, dispozitat e të cilit kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në banknota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se çdo rekomandim që do të dalë nga Komisioni i Venecias, do të përfshihet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Çdo mendim do të përfshihet në lidh dhe me këtë do t’i shuajm dyshimet te cilido qytetarë. Dua të theksoj edhe njëherë se ligji gjuhëve është një e drejtë e cila deri tani ishte e mohuar”. – theksoi – Zoran Zaev, Kryeministër

Kërkesa e Qeverisë vjen një ditë pasi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani theksoi se Ligji i Gjuhëve mund edhe të mos dërgohet në Venecia. Ndonëse Osmani si argument kishte qëndrimet e përfaqësueses së Maqedonisë në këtë Komision, Qeveria nuk përfilli qëndrimet e tij.

“Unë personalisht mendoj se derisa zonja Karakamisheva është përfaqësuese e Maqedonisë në Venecia, ligji fare nuk duhet dërguar pasi që nuk mendojmë se do të ketë qasje objektive” – është shprehur Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane (21.01.2019)

Kryeministri Zaev nuk përfilli as kërkesën e partnerit të koalicionit që në Venecia të dërgohen vetëm dispozitat kontestuese. Ndërkohë BDI-ja ka iniciuar grup punë i cili do të monitorojë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nëpër institucione. Paralelisht me analizat e BDI-së, në Gjykatën Kushtetuese janë dërguar dy iniciativa për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së ligjit.