“Zoti ekziston”, deklaron edhe shkencëtari Michio Kaku

Kuriozitete

Michio Kaku, një nga shkencëtarët më të njohur dhe të respektuar, është një fizikan teorik i angazhuar për vite në studimin e teorisë së fijeve, për të cilat ishte i pari që themeloi një formulim preciz në lidhje me teorinë e fushës. Shkencëtari ka deklaruar se ka gjetur provën për ekzistencën e një force që “drejton gjithçka”.

Ky pohim natyrisht që ka krijuar trazira në komunitetin shkencor dhe jo vetëm, por sidoqoftë fizikanti duke përdorur teknikën primitive Tachyon të ‘‘semi-radios’’, ka arritur në përfundimin se ne jetojmë sipas një lloj ‘Matrix-i’’:

‘Kam arritur në konkluzionin që gjendemi në një botë të krijuar nga një inteligjencë, jo shumë e ndryshme nga videolojërat e preferuara, sigurisht më komplekse dhe më e paimagjinueshme’’, – tha ai.

‘Më besoni, gjithçka që gjer më sot e kemi quajtur rastësi, nuk do të ketë më asnjë kuptim. Për mua është më se e qartë që ne drejtohemi sipas disa rregullave të krijuara, dhe jo të përcaktuara sipas mundësive universale. Zoti është një matematicient i madh’’, – deklaroi Kaku.