“Bombë”, Jankieski: Profesori i edukatës fizike e ka të ndaluar të punojë, duhet të shkojë derë më derë

Maqedonia e Veriut

Në seancën e sotme gjyqësor “Titanik”, në të cilën dëgjohen “bombat” e papublikuara, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i lajmërohet një kryetarit të komunës që të organizojë që profesori i edukatës fizike, Gjorgji Dimitrov, të mos shkojë në punë pasi që duhet të kryejë aktivitete partiake, njofton Portalb.mk.

“T’ia ndalosh profesorit për edukatë fizike të shkojë në punë. Thuaj që të mos e shohë Vallandovën deri në zgjedhje. Duhet të shkojë derë më derë”, i thotë Janakieski bashkëbiseduesit.

Ndaj kësaj, bashkëbiseduesi i thotë se do ta rregullojë këtë punë.