500 milionë euro janë hipotekë nga qytetarët dhe firmat në Maqedoni, vetëm për të marrë kredi

Maqedonia e Veriut

Qytetarët dhe kompanitë në Maqedoninë e Veriut për të arritur tek marrja e kredisë, gjejnë forma të ndryshme. Një nga to është edhe vendosja e hipotekave për të rritur shumën e kredisë.

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, numri i pronave të hipotekuara është rritur ndjeshëm, përcjell INA.

Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme tregojnë se ë periudhën tetor – dhjetor 2023 janë evidentuar 2.504 hipoteka në formë patundshmërie, vlera e të cilave është 512 milionë euro ose 2,77 miliardë denarë. (INA)