Predrag Miki Manojloviq, ka thënë se nuk do të zemërohej aspak nëse Serbia e njeh Kosovën, pasiqë sipas aktori serb kjo nuk sjellë asgjë të mire për asnjërin shtet, trasnmeton Gazeta Metro.
Sipas aktorit serb duhet të fallen gabimet e bëra të 110 viteve të fundit, duke theksuar se politika e dhunës asnjëherë nuk sjell asgjë të mirë
“Unë nuk do të isha i zemëruar nëse Srbia e njeh kosovën. Mendoj se me të gjitha gabimet të cilat janë bërë në 110 vitet e fundit nga pala serbe ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas, me të gjitha dobësitë e shqiptare e serbe, politika e dhunës asnjëherë nuk sjell asgjë të mirë”, citohet të ketë thënë Manojloviq për Deutsche Welle, përcjell Telegrafi.
Duke komentuar protestat e fundit në Serbi, Manojloviq ka vlerësuar se ato janë të kota, sepse, sipas tij, opozita në Serbi nuk ka program. /gazetametro.net