Albërija feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjet i mbush sot

Showbiz

Albërije Hadërgjonaj është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop.

Qysh nga debutimi i parë në skenë ajo bëri për vete fansa të shumtë, të cilët e përcjellin me shumë dashuri punën e saj, transmeton rtv21.tv Suksesi i parë i Albërijes në muzikë është qysh në moshën 12-vjeçare, kur kishte rrëmbyer çmimin e parë si këngëtare në Zagreb në kohën e ish-Jugosllavisë.

Këngëtarja kishte marrë pjesë edhe në festivale të njohura shqiptare, si në RTSH, Kënga Magjike, Zhurma Show e shumë të tjera. Ndër këngët më të njohura të saj janë “Një trëndafil”, “Asnjëherë”, “Kur nuk shkon, nuk shkon”, “Sa herë m’ke dashte”, e shumë të tjera.

Ajo sot feston ditëlindjen e 44-të dhe po dëshmon se për të vitet janë vetëm numra. Në çdo paraqitje të saj duket e veçantë dhe në top formë.