Kur u dënua Albin Kurti në Serbi, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.”
Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës serbe duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”.
Ky është Albin Kurti që duam. Sidomos sot, në prag të bisedimeve finale me Serbinë. Na duhet ky patriotizëm dhe vendosmëri e tij, si kurrë më parë, e kjo është ndër shtyllat kryesore që Kurti i mori votat.
Albini tha: Na e jepni veç një shans.
Shansën dhe ditën që e kërkove ta dhamë Albin. Mos na zhgënje dhe bëj votuesit e partive të tyre të pendohen që nuk të votuan ty. Të gjithë ata që ty ta besuan votën, duhet t’ua shpërblesh me shtet të së drejtës, e jo duke i shpërblyer ata me punësime e tendera.
Është epoka jote që t’ia kthesh dinjitetin këtij vendi dhe ta nxjerrësh nga humnera që ka rënë tash e dy dekada.
Tashmë, u shuan zërat konspirativ se Amerika nuk e dëshiron Lëvizjen Vetëvendosjen dhe se kjo e fundit është antiamerikane.
Sot, vet ambasadori Phillip Kosnett shkoi në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për të uruar Albin Kurtin për fitoren dhe për të biseduar për të ardhmen e Kosovës. Tanimë, shpresat e komunistëve që mendonin se SHBA-ja i donë vetëm ata, u shuan.
Albin Kurti e ka rrugën përpara, me popullim mbrapa që t’i shtyjë proceset e Kosovës para dhe ta çkap nga krimi dhe korrupsioni.
Madhështia e fitores së Vetëvendosjes qëndron në faktin se kjo parti fitoi pa asnjë punësim të vetëm e pa asnjë tender të dhënë.
Madhështia e fitores së Albin Kurtit qëndron në faktin se gjithmonë kritikoi, edhe në kohën kur serviliteti i të tjerëve ishte në maksimum.
Për herë të parë pas luftës, duhet të vendosen principe të reja dhe të qëndrueshëm për forcimin e institucioneve, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe shumë fenomeneve tjera të dëmshme për shoqërinë. Dëmet e luftës duhet te marrin përgjigje konkrete, duhet te ketë program për inicimin e dëmshpërblimit për kategoritë e dala nga lufta.
Gjithashtu duhet të ketë rritje të konsiderueshme për familjet në asistencë sociale dhe kategoritë tjera sociale, të pagjeturit dhe martirët e luftës, gjithashtu. Duhet gjithashtu përgjigje konkrete dhe një dëmshpërblim meritor të ish- Luftëtarëve të UÇK-së të cilët më nuk do të vuajnë për bukën e gojës por do të marrin pensionet e tyre konformë kontributit të tyre qe kanë dhënë gjatë luftës.
Albin, të priftë e mbara!