Nga Kimete Berisha:
Si gjithmonë, PDK kurrë nuk i ka fitu votat, por në të gjitha rastet i ka vjedh votat, që prej pasluftës me ‘alltia n’shokë’, e dikur me pare n’xhep.
Amerikanër e dinë më mirë se ne, por nuk i lëshojnë kollaj…Babë lëshoje hajnin…po, s’të lëshon ‘ai’.
Ma kish dasht Kadri Veseli me shku m’i pushu eshnat e mos me nënshkru marrëveshje historike dhe antishqiptare me Serbinë, po si duket nuk e ka dada atë nafakë.
PDK dhe LDK (plus NISMA) me një këshilltarë të njejtë, që i ka mësuar të kërkojnë rinumërimin e votave.
E kemi ditur se Isa e ka shfrytëzuar Vjosën për ‘fitore’, dhe e kemi ditur se Hashim
Thaçi e ka shok Perhanin, plus e kemi ditur propagandën e SHIk-ut se ‘Amerika nuk e do Albinin’. Nuk e do se Albini mendon me kokën e tij, e ai vend (i mendimeve) është i rezervuar për amerikanën (në vendet e shkreta si Kosova).
Sikur të ishin regjistruar parregullësi të mëdha, kish qenë i arsyeshëm rinumërimi. Por, kur rinumërkmi pikë prej qiellit, po dihen sendet…
Ashtu siç dihet se çdo mohim i fitores së VV, është rritje e saj.
Bile zgjedhjet e reja s’i kish pas kush.
P.S. A te lshojna na krejt Kosovën e rrini ju amerikanëf me hajnat e PDK-së, derisa t’i shfrytëzoni mirë e pastaj t’i lëni në vetmi, si Gadafin, që dikur flinte në oborrin e Trumpit…por këta Gadafat e Drenicës s’do të ketë kush ‘ta ngreh zhag’!