Amanda Ava Koci është vajza me prejardhje nga Saranda, e cila me nofkën Ava Max ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikë Amanda Ava Koci është e lindur nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.
Ava Max e nisi karrierën e saj në ShBA, teksa tani e vazhdon në Londër – vendin ku familja e saj është shpërngulur prej kohësh. Sot ajo është një prej këngëtareve të reja më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës dhe emri i ri i shqiptarëve të suksesshëm, që iu shtohet artistëve me renome botërore siç janë: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Gashi, etj. Me disa këngë hit e çmime të fituara në konkurse prestigjioze të muzikës nëpër botë, Ava Max është shndërruar pa dyshim në senzacionin e momentit.
Shqiptarja ka arritur të nënshkruajë kontratë me shtëpinë e madhe diskografike, “Atlantic Records”, e cila ka nën menaxhim disa projekte muzikore të Rita Orës dhe Bebe Rexhës. Kur jemi te shqiptaret e suksesshme, ajo ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e këtyre dy të fundit, pasi si Rita ashtu edhe Bebe Rexha, e ndjekin artisten Ava Max në rrjetin social Instagram.
Më datë 20 Prill 2018, Ava Max publikon videoklipin “My Way” përmes “Records Atlantic” e më pas ka sjellë edhe këngën “Slippin” në duet me reperin e njohur shqiptar në Amerikë, Gashi.
Ajo është gjithashtu pjesë e një prej këngëve të albumit “7” të DJ-të me famë botërore, David Guetta me këngën “Let It Be Me”.
Më datë 21 Qershor 2018, Witt Lowry publikon videoklipin “Into Your Arms”, në bashkëpunim me Ava Max.
Më datë 27 Gusht 2018, Ava Max publikon videoklipin “Sweet But Psycho”, një këngë kjo e cila arriti të renditej në vendin e parë më 28 dhjetor 2018, në top listën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar. Dhe jo vetëm, kjo këngë ka qenë e pranishme thuajse në të gjitha top listat evropiane, teksa është edhe prej projekteve muzikore më të transmetuara muajve të fundit në kanalin më të madh të muzikës MTV.
Më datë 23 Tetor 2018, Vice & Jason Derulo publikojnë videoklipin “Make Up”, në bashkëpunim me Ava Max.
Më datë 7 Mars 2019, Ava Max publikon videoklipin “So Am I”. Kënga është ritmike në sensin e baladës, gjersa është realizuar me një klip mjaft të veçantë. Në videon e re muzikore, këngëtarja me prejardhja nga Shqipëria vjen me një performancë interesante, rrethuar nga shumë protagonistë që janë bërë pjesë e klipit të saj. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës edhe në rrjetin social Instagram, teksa është shprehur në mbishkrimin e saj, se këtë këngë ua dedikon fansave të saj, që ajo i quan “Avatars”.
Më datë 27 Gusht 2019, Ava Max publikon videoklipin “Torn”.
Më datë 16 Shtator 2019, AJ Mitchell publikon videoklipin “Slow Dance”, në bashkëpunim me Ava Max.
Më datë 31 Tetor 2019, Ava Max publikon videoklipin “Freaking Me Out”.
Më datë 6 Nëntor 2019, Pablo Alborán & Ava Max publikojnë videoklipin “Tabú”.
Më datë 27 Dhjetor 2019, Alan Walker & Ava Max publikojnë videoklipin “Alone, Part II”.
Më datë 27 Mars 2020, Ava Max publikon videoklipin “Kings And Queens”.
Më datë 15 Maj 2020, Thomas Rhett & Kane Brown publikojnë videoklipin “On Me”, në bashkëpunim me Ava Max.
Më datë 30 Korrik 2020, Ava Max publikon videoklipin “Who’s Laughing Now?”.
Në Shtator 2020, Ava Max publikon albumin “Heaven & Hell”.
Më datë 18 Shtator 2020, Ava Max publikon videoklipin “Naked”.
Më datë 29 Tetor 2020, Ava Max publikon videoklipin “OMG What’s Happening”.