‘Fansi i armatosur më kërcënoi’: Rovena Stefa tregon tmerrin që përjetoi në Suedi (Video)

Showbiz

Këngëtarja e mirënjohur Rovena Stefa, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, ku si asnjëherë më parë ka rrëfyer detaje të patreguara nga jeta e saj private, për moderatoren Ester Bylyku.

Ester Bylyku: Ka patur ndonjë fans që ka bërë çmenduri për ty? Për shembull, të ka ndjekur këmba e këmbës, ose ka ardhur në koncert…

Rovena Stefa: Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me 2 këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete. Më tha: ‘O do vish me mua o ska…’

Ester Bylyku: Në sy të sigurimit ndodhi kjo?

Rovena Stefa: Po, në sy të sigurimit. Ishte problem sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por mëpas e kanë marr, dhe ka ngrënë një dru të mirë (qesh).