Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 19:40 personi me iniciale Z.V(56) nga Serbia ka paraqitur se në autostradën Shkup-Kumanovë pas pikëpagesës Milladinovci e kanë ndaluar dy persona të panjohur
me automjet të tipit “Volkswagen Passat” me targa të Suedisë.
Personat e panjohur kanë bërë me shenjë që të ndalojë sepse automjeti i tij kishte problem me gomat. Derisa personi V.B kishte ndaluar dhe kishte kërkuar çelës për gomat, ata nga bagazhi i
veturës kishin arritur t’i marrin një çantë që në të kishte dokumenta personale dhe një shumë me para afër 70.000 euro.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po punon për ndriçimin e plotësishëm të rastit.